Aktualitet

Adoleshenti u bë me gjoks femre për shkak të ushqimit

Gjiri i djathtë filloi t’i rritej kur ishte 13 vjeç, duke arritur përfundimisht t’i hyjë në një sutien të masës A (ose 1). Në një ndërhyrje të mastektonisë së pjesshme hyri 19-vjeçari nga Kina, i cili për shkak të çrregullimit hormonal, fitoi gji femëror, në anën e djathtë të trupit.

Sipas “Daily Mail”, gjiri i djathtë i të riut filloi të zhvillohej në disproporcion me gjirin tjetër, që prej moshës 13 vjeç. Ai dhe prindërit e tij vizituan me dhjetëra mjekë, por asnjë nuk mundi të gjejë shkakun e rritjes së gjirit tek i riu.

Në fillimet e Korrikut një mjek kirurg i Spitalit Qëndror të Guenzu i bëri të riut një eko-tomografi, e cila tregonte se një tumor beninj ishte zhvilluar në gjëndrën e djathtë të qumështit. Teksa ana e majtë ishte tërësisht e pastër dhe nuk shfaqte asnjë fryrje. Sipas kirurgut, rastet e gjinekomastisë pubertale (rritjes së gjoksit) janë shtuar së tepërmi vitet e fundit. Në spital mbërrijnë të paktën 100 raste të tilla çdo vit.

Përsa i përket shkaqeve të shpeshtimit të rasteve, shkencëtarët i gjejnë ato tek ushqimi dhe të ushqyerit e të rinjve. Ushqimet që konsumohen në fast-food-et, që të rinjtë frekuentojnë çdo ditë, përmbajnë substanca kimike që shkaktojnë çrregullime të balancave hormonale të trupit. K.H/ tiranapost.al