Aktualitet

Adios Katalunia

Konkretisht, u miratua zbatimi i nenit 155 i Kushtetutës që i lejon Spanjës të imponojnë një sundim direkt të rajonit në një krizë të tillë. Duhet theksuar se një nen i tillë nuk është venë kurrë më parë në zbatim në Spanjë. Katalunia ka një popullsi prej rreth 7.5 milion banorë dhe aktualisht gëzon autonominë,  duke përfshirë kontrollin mbi policinë, arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Kryeministri Mariano Rajoy tha se u ndje i detyruar të kërkojë një miratim të tillë. Se masat kishin për qëllim rivendosjen e sundimit të ligjit dhe se kishte rënë dakord me partitë opozitare të Spanjës.

Qeveria spanjolle mbajti një mbledhje të veçantë kabineti ku u miratuan masat për të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Katalunjën. Mbledhja vjen pothuajse tre javë pasi rajoni mbajti një referendum për pavarësinë, që më pas u quajti i paligjshëm nga gjykata supreme e vendit. Kreu i katalanasve Carles Puigdemont refuzoi të tërheqë deklaratën duke argumentuar se ka një mandat që ia lejon këtë gjë. Ndërkohë qeveria spanjolle do marrë pushtetin në rajonin që ka një peshë të madhe mbi ekonominë e Spanjës.

Tiranapost.al E.B

Spanish Prime Minister Mariano Rajoy speaks at a news conference at the end of the European Council Meeting in Brussels, Belgium, 20 October 2017.

Mariano Rajoy