Aktualitet

Adi Krasta në krah të Bledi Çuçit: Votojeni pa u menduar dy herë!

Adi Krasta, moderatori i emisionit “E Diell” në Top Channel i ka bërë thirrje të gjithë gjirokastritëve që të votojnë për Bledi Çuçin. Krasta e bëri këtë deklaratë në përfundim të intervistës që pati sot me ish ministrin e Çështjeve Vendore, duke thënë se “Jepjani votën pa menduar dy herë Bledi Çuçit pasi është korrekt, rezultativ dhe i ndershëm.”

Në studion e Adi Krastës sot Bledi Çuçi rrëfeu rrugëtimin e tij në politikë dhe eksperiencën si Ministër i Çështjeve Vendore, duke pasur një rol kyç në reformën administrative që bëri të mundur ndarjen e Shqipërisë në vetëm 61 bashki nga mbi 370 njësi administrative që ishin përpara vitit 2015. Çuçi është kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Gjirokastër, ndërsa sot tregoi edhe për lidhjet e tij me zonën e Përmetit dhe Gjirokastrës./E.U, Tiranapost.al