Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Adelina Ismaili: Ti nuk mund të jesh kurrë kafsha ime shtëpiake se s’je besnik


Dikush e ka irrituar Adelina Ismailin dhe e ka cënuar aty ku ajo nuk mban, tek kafshët e saj shtëpiake. Ndaj edhe i ka qëndisur ca rreshta pa dhënë asnjë detaj se çfarë realisht ka ndodhur.

(Postimi i Adelina Ismailit në Instastory)

“Disa njerëz na bezdisin për shkak se kemi kafshë shtëpiake. Asnjëherë nuk e kam kuptuar përse. Me ta kam qenë gjithmonë e qartë: Mos u ndjej i kërcënuar. Se ti s`je as aq besnik sa një qen e as origjinal sa një mace. Ndaj ti s`mund të jesh kurrë kafsha ime shtëpiake”, shkruan Adelina. Dhe kjo është fiks përgjigjia që mund t`i jepni gjithë atyre që ju ankohen për miqtë tuaj me katër këmbë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.