Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Adelina Ismaili: Shtatzënia 3 muaj pas vdekjes së mamit më çoi në ekstrem


Adelina Ismaili ka dalë për herë të parë në një intervistë për “NIN” në Klan Kosova me të birin dhe për të birin. Uliksi më saktë u bë pjesë e emisionit pasi surprizoi të ëmën në studio. Adelina kishte shumë për të thënë. Uliksi u ngjiz atëherë kur ajo nuk e priste, vetëm 3 muaj pas humbjes së të ëmës.

“Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave. Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohet brenda teje… Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar. Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej”, tha ajo.

(Adelina dhe Uliksi, foto nga NIN)

Pasi e zbuloi ekzistencën e djalit, priste të ishte vajzë. Meqë në familjen e tyre kishte pasur gjithmonë të tilla. Po Zoti deshi t`i dhuronte Uliksin dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]