• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Abuzimi me 16-vjeçaren në Kosovë, “arrest shtëpie” mjekut që kreu abortet


    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekut ne inicialet F.A, i cili kreu dy abortet tek adoleshentja A.G, e cila u abuzua seksualisht nga një polic në Kosovë. Mjeku akuzohet për veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatëzanisë”.

    “Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku që të ndikojë tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që t’i shmanget përgjegjësisë penale”, thuhet në vendimtë.

    Sakaq, ditën e sotme, Gjykata ka lënë në burg profesorin që ka abuzuar fillimisht me adoleshenten nga Drenasi, dhe policin që abuzoi me të. Viktima raportohet se kishte mbetur shtatzënë pas abuzimit seksual nga polici, tek i cili kishte raportuar rastin e ngacmimit seksual të profesorit ndaj saj. /Tiranapost.al/