Aktualitet

Abone për përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka thënë se përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit do të kenë abone.

"Parimi nuk ekziston. Nuk njihen tarifat lokale dhe tarifat e distancuara. Megjithatë është marrë përsipër masa lehtësuese për frekuentuesit e shpeshtë. Përdoruesi o shpeshtë do u bëhej abone me kosto më të ulët. Kemi nisur diskutimet për të gjetur një zgjidhje për një periudhë shuëm të afërt që kjo do të jetë mundësia e mundshme."

Për tarifën, ministri tha se aplikohet në çdo vend të botës dhe nuk është shpikje e qeverisë Rama. Për dëmin e shkaktuar nga protesta e së shtunës, gjiknuri tha se shkon në disa miliona euro.

“Po bëhet vlerësimi paraprak, por nga të dhënat e para dëmi shkon disa miliona euro. Dëmi nuk iu bë një privati, por taksapaguesve shqiptarë. Vetëm për riveshjen e asfaltin duhen 11 milionë euro. Aty nuk ishte gjuha e popullit, por një dhunë e motivuar politikisht"./ Copyright Tiranapost.al