Showbiz

A s'u duk se diçka pati mes Renatos dhe kuzhinieres së re, Anit? Ja ku u vërtetua

A s'u duk se diçka pati mes Renatos dhe kuzhinieres së re,

Në sezonin e parë të Hell's Kitchen, djall Renatoja, që nxirrte tym e flakë me të gjithë konkurrentët, kur vinte te Ani, zbutej e bëhej engjëll. Madje iu ul edhe në gjunjë dhe i propozoi që të mos e linte kuzhinën e tij dhe ja ku Ani i ka thënë "po" propozimit të tij. Me vonesë por "po"-ja mbetet po. Renato sapo ka lajmëruar se Ani do të jetë ndihmësja e tij në Hell's Kitchen 2. Krahu im i djathtë e ka quajtur ai dhe tani duhet të presim për të parë se ç'do ndodhë mes tij dhe Anit në kuzhinën televizive. Do t'i shuajë flakët Ani apo do t'i ndezë më keq. Qenka ferr i bukur për vajzat ky i Renatos. Ferr që ia vlen ta provosh./Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/B1jcjFpnDUO/