Lajme nga Bota

A rrezikon bota nga një tjetër depresion i madh (financiar)? Shenjat s'janë të mira, kush mban rekordin për borxhe

A rrezikon bota nga një tjetër depresion i madh (financiar)? Shenjat

Borxhi i tepërt ishte shkaku kryesor i depresionit të madh ekonomik, ose kriza globale financiare, por 11 vjet më pas borxhi botëror është shumë herë më i lartë duke bërë që shumë analistë të paralajmërojnë një tjetër krizë, dhe Australia rezulton më e prekshmja. Aso kohe, papunësia në SHBA arriti në 10% ndërsa vendi u zhyt në recensionin e madh. Ekonomitë e eurozonës u shkatërruan, të udhëhequra nga Greqia e cila ra ‘pikiatë’.

Tregjet e aksioneve ranë dhe në Australi, qeveria e Rudd harxhoi me miliarda për të mbajtur gjallë ekonominë e brendshme. Sekretari i atëhershëm i Thesarit Amerikan Ken Henry iu drejtua stafit me një fjali: Shkoni në shtëpi! Kanë kaluar një dekadë dhe sipas ekspertëve, borxhi global është rritur, 50% më i lartë.

Image result for Ken Henry

Në një intervistë për ABC, shefi ekonomist Shane Oliver thotë: Nuk ka dyshim se kemi të bëjmë me një situatë problematike, të gjithë duhet të shqetësohemi. Borxhi aktual sipas ekspertëve ka shkruar në një rekord, me 93 trilion dollarë. Ndërsa bashkë me korporatat shkon në 200 trilion dollarë.

Image result for Shane Oliver

“Nëse rritja ekonomike dhe globale dhe kushtet e kredisë vijojnë të përkeqësohen, mund të shpërthejë një periudhë e re depresioni financiar”, paralajmërojnë ekspertët. Amerika dhe Kina luajnë një rol të fuqishëm. 1.6 trilionë dollarë në bono të qeverisë amerikane janë të zotëruara nga Kina. Teksa presidenti trump i hedh benzinë luftës tregtare, Kna mund të godasë përsëri duke i shitur ato bono.

Por edhe nëse ndodh, presidenti nuk shqetësohet: Do të ishte më mirë për ne, thtoë ai duke shtuar. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur kaq shumë para në vendin tonë. Optimizmi i tij pritet, por ekspertët thonë se duhet treguar kujdes. Në qendër të malit të borxhit në botë janë SHBA-të, ku huazime totale të sektorit publik dhe privat tani kanë arritur në shifrën 33 trilion dollarë dhe vijojnë të rriten. Kjo do të thotë 17% të borxhit global të përqendruar në vetëm një vend, ndonëse është Amerika mbetet ekonomia më e madhe në botë.

Në Australi, shqetësimi më i madh është borxhi familjar, që tashmë zë 120% të PBB-së dhe gati 200 % të të ardhurave, çmimi i shtëpive në treg është rritur muajt e fundit, e ndërsa kreditë individuale janë trefishuar. Shumë ekspertë po pyesin nëse bota ashtu ngadalë po inkuadrohet në kushte të ngjashme me ato që shkaktuan krizën globale financiare, por bien dakord; se edhe nëse ndodh, nuk do ndodhë tani afër./ ABC/NETNews/ Tiranapost.al. E.B

Image result for global financial crisis