Aktualitet

A po kërkon sërish LSI koalicion me PS?

PS ka shprehur shpesh dëshirën  e saj për të qeverisur e vetme, ose ashtu siç tha Saimir Tahiri "se makinë me dy timonë nuk mund të ketë". Një reagim ka ardhur nga kreu i LSI-së, Petrit Vasili për këto deklarata përmes një postimi në facebook, dhe ai nuk i është ndarë 'timonit'.

Vasili shkruan se makinat me një timon dhe pa frena kanë gjithnjë fund të njëjtë, njësoj si në vitin 1994, kur u zhvillua referendum, ku njësoj kërkohej që vendi të drejtohej nga një forcë e vetme politike.

“Tafmaja e makinës me një timon.

Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994”./E.D/ Copyright Tiranapost.al