Aktualitet

A po gabon BE me Kosovën

BE po tregon standarte të dyfishta për Kosovën dhe rrugën e saj integruese. Këtë shkruan portali radioevropa e lirë, bazuar në atë që mendojnë analistët e zhvillimeve politike, ku sipas tyre Brukseli ka lënë anash Kosovën për ti dhënë përparësi të dukshme ndaj Serbisë dhe kjo gjë ka ndikuar me rritje të frustrimeve në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar qasjen e BE ndaj Kosovës pasi sipas tij Serbia po favorizohet. “Duke lënë anash faktin që institucionet e Kosovës kanë mundur të bëjnë më tepër në përmbushjen e agjendës evropiane, ka edhe një të vërtetë tjetër që ndërlidhet me neglizhencën e BE-së karshi Kosovës”, thotë Emrush Ujkani, njohës i zhvillimeve politike dhe integruese.

Ujkani shprehet se Kosovës po i kërkohër ti plotësojë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, madje edhe ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por në anën tjetër, BE-ja, thotë Ujkani, nuk e ka të qartë nëse do t’i liberalizonte apo jo vizat për Kosovën edhe po të përmbushej ky kriter.

“BE-ja sikur është mësuar me reagime të tilla, pasi edhe ajo ka qenë neglizhente në raport me Ballkanin Perëndimor, në këtë rast edhe me Kosovën, çka po e pranojnë edhe vetë zyrtarët në Bruksel. Prandaj, unë nuk mendoj se një retorikë e tillë i dëmton raportet dhe imazhin, por do të dalim jo serioz karshi partnerëve ndërkombëtarë”, thekson Ujkani.

Nga ana tjetër Isa Mustafa, kryeministri e ka cilësuar si të pakuptimtë kushtin e BE-së për ratifikimin e damarkacionit të kufirit me Malin e Zi për të liberalizuar vizat.

këto ditë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar ashpër në drejtim të zyrtarëve të BE-së duke treguar se kërcënim për BE-në është nacinalizmi serb, Beogradi i cili është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe ndikimit e fuqishëm rus në Serbi, prej bazave ushtarake deri në MIG-at rus dhe kjo përkëdhelje dhe deklarime nga zyrtarët e BE-së  për Beogradin janë shumë bajate, shumë të gërditshme dhe neveritëse sipas Thaçit.

Analisti politik Artan Muhaxhiri thotë se BE ka një kohë të gjatë që nuk e trajton Kosovën në mënyrë të barabartë me vendet tjera dhe sipas tij aplikimi i standarteve të dyfishta në raport me Kosovën ka ndikuar edhe në retorikën e ashpër politike të lidershipit të Kosovës.

 “Kemi një neglizhim, kemi një injorim, kemi një qasje krejtësisht hipokrite të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, posaçërisht sa i përket liberalizimit të vizave, sepse është krejtësisht e pa kuptimtë që të mos ndodhë liberalizimi, ndërkohë që vendeve tjera, të cilat kanë pasur probleme edhe më të mëdha sesa Kosova, u janë liberalizuar vizat”, ka thënë Muhaxhiri duke shtuar se trajtimi jo i barabartë i Kosovës nga BE-në , vihet re edhe në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Ai konsideron se Beogradi, nuk është qortuar as kur ka provokuar dhe sfiduar sigurinë serbe, siç ishte rasti me trenin rus që ishte nisur nga Serbia për në Mitrovicë. E.B