• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    A mundemi të ndalojmë së sulmuari Meghan-in që në këtë moment?


    Nisur nga gjithë sulmi në rrjet ndaj Meghan Markle që kulmoi dje me komentet mbi mënyrën si ajo mbante djalin, gazetarja Ella Alexander ndau opinionin e saj për Bazaar.

    “Njerëzit u mërzitën shpejt nga Meghan, gruaja që para një viti ishte përparimtare, radikale dhe po bënte histori në familjen mbretërore.

    Është për t`u vlerësuar që familja mbretërore tashmë do të ketë një grua që nuk është e bardhë”, tha Peter Hunt, korrespondenti i BBC-së në ditën e dasmës në çiftit.

    Ishte diçka e parashikueshme në fakt që pas piedestalit ku e ngjitën, njerëzit do ta rrëzonin shpejt Meghan-in, siç bënë me Michelle Obama, Anne Hathaway dhe Keira Knightley. Surprizues është niveli i kritikave, një sulm kolektiv. Disa vijnë nga burrat, disa nga njerëz të klasës së mesme, por më të zymtët vijnë nga vetë gratë.

    Përpara se të vinin komentet e këqija le të kthehemi pak pas. Gjithçka nisi kur nisën lajmet e shtatzënisë. Disa shkruanin se me moshën e saj do ta kishte të vështirë të lindte fëmijë. Pastaj vazhduan me mënyrën si qëndronte, ç`vishte me takat prej dive që nuk i hoqi as gjatë pritjes së ëmbël.

    Ndaj edhe Pallati Mbretëror mori vendimin për të fshirë çdo koment fyes nga rrjetet sociale dhe punësoi njerëz me kohë të plotë për t`i menaxhuar këto komente.

    Po le t`i rikthehemi historisë. Inati i njerëzve me Meghan vazhdoi pasi të dy bashkë vendosën të mos pozonin para spitalit siç Diana dhe Kate kishin bërë, siç e do tradita. Pastaj u kapën pas pagëzimit jashtë kamerave që bënë.

    Kate and Meghan at Wimbledon
    Kate dhe Meghan, foto nga Getty Images

    Dhe sigurisht kanë pasur vazhdimisht në fokus kunatat, krahasimin e tyre dhe thashethemet për sherre e debate.

    Kulmi i kulmeve arriti dje kur komentuesit shanë dhe përçmuan mënyrën si ajo mbajti në krah djalin gjatë ndeshjes Polo.

    The Duke Of Cambridge And The Duke Of Sussex Take Part In The King Power Royal Charity Polo Day
    Meghan dhe Archie, foto nga Getty Images

    “Çfarë lloj nëne e mban fëmijën si kjo?”, “Duket si një e arratisur nga çmendina që ka rrëmbyer një fëmijë në park”. Nuk duhet të jesh prind për të kuptuar që këto komente janë mizore dhe më dëshpërues është fakti se sa shumë janë pëlqyer nga të tjerët në rrjete sociale këto fjali.

    Royal baby Archie, Prince Harry, Meghan Markle
    Harry, Meghan dhe Archie, foto nga Getty

    Inati më i madh ka lindur sepse Meghan dhe Harry kanë dashur ta ruajnë veten nga paparacët. Ndoshta për shkak të Dianës dhe faktit që atë po e ndiqnin gazetarët edhe ditën që bëri aksidentin.  Gjithsesi përse duhet që pasiguritë tona t`ia atribuojmë dikjt tjetër? Jemi të hipnotizuar nga njerëz që mendojnë se janë më të bukur, më të suksesshëm dhe më të lumtur.

    Vitin e shkuar publiku gënjeu veten duke menduar që donte një princeshë moderne, një princeshë ndryshe, por kjo ishte gënjeshtër e madhe. Ndoshta nuk jemi gati. Ndoshta ajo që njerëzit duan është një grua servile që mban kokën ulur dhe buzëqesh atëherë kur duhet. Jemi duke u marrë me një grua që po përshtatet me mëmësinë. Sa keq që e kemi humbur kulturën tonë se si duhet të sillemi me një mbretërore”, shkruan Ella.

    *Ky post u përshtat nga Harper`s Bazaar dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690