Aktualitet

A mund të shpëtojë Europa së "shqyeri" nga Bota?

A mund të shpëtojë Europa së "shqyeri" nga Bota?

Bashkimi Evropian mund të jetë në prag të humbjes së paqes, prosperitetit, lirisë së lëvizjes dhe vlerave të tilla si toleranca, sinqeriteti, dhe uniteti. Këtë shkruan në një analizë Ana Palacio ish-ministre e Punëve të Jashtme në Spanjë duke shtruar pyetjen: A do bashkohen Europianët për të shpëtuar?

Rreziku me të cilën përballet BE u bë i qartë qershorin e kaluar kur Britania votoi për të dalë. Edhe zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA i ka bërë gjërat më keq. SHBA aleati më i fuqishëm i Europës, partner i rëndësishëm i sigurisë dhe bartës i vlerave të përbashkëta duket se po ndryshon drejtim duke kërcënuar se do braktisë Evropën duke rrezikuar për tu ndarë  në botën e ashpër, të etur për ta shqyer.

Kjo mund të tingëllojë hiperbolike. Shumë nga poltikanët amerikanë  janë të bindur se do frenojnë politikën e Trump por kush mund të ndalojë Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis dhe Sekretarin i Shtetit Rex Tillerson kur thonë "Mos u shqetësoni, e keqja nuk do të ndodhë."

Në përvojën time personi që vërtetë ka rëndësi është ai që e ka “veshin” e presidentit, deri tani, shenjat tregojnë se rrethi i ngushtë i Trump po nget politikëbërjen. Deklaratat dhe urdhrat ekzekutive të javëve të para të Trumpit në detyrë përcjellin të njëjtën perspektivë ideologjike, ashtu si në kohën e strategut kryesor Steve Bannon, ultra-nacionalist, ndihmës i filozofit italian fashist Julius Evola, dhe mbështetës  supremacist i amerikanëve.

Bannon ka siguruar vendin në Komitetin e Drejtorëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, që përfshin sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes por jo Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Image result for Ana PalacioMe Trump nuk është presidenca e zakonshme amerikane kështu që të gjithë kemi përgjegjësi për të shqyrtuar pasojat e ideologjive të Shtëpisë së Bardhë për të menduarit tradicional dhe perëndimor për vendet tona.

Për evropianët, ideologjia e re e Amerikës thekson shtetin-komb tradicional, me këmbënguljen për sovranitet, kufinj të fortë dhe nacionalizëm.

BE, është e ndërtuar ndryshe mbi idenë e forcës, paqes dhe prosperitetit dhe bashkëpunimit.

Problemi për BE-në nuk është indiferenca por armiqësia amerikane. Lavdërimi i Trump ndaj Brexit i cili theksoi "të drejtën e britanikëve për vetëvendosje dhe referencën e tij prej nënçmuesi për BE-në në takimin me kryeministren britanike Theresa May.

Evropa është mbërthyer mes Amerikës dhe Rusisë; Çfarë do bëhet për ne evropianët?

Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen, duke ndjekur bashkëpunim kontinental me që të përdorur burimet dhe aftësitë në mënyrë më efikase.