Showbiz

A mund ta lehtësojmë dhimbjen që na lë ikja e një njeriu të dashur?

A mund ta lehtësojmë dhimbjen që na lë ikja e një

Shpresojmë që njerëzit që duam mos të na lënë kurrë. Por ja që kjo nuk është e mundur dhe vjen një moment që secili prej nesh e provon dhimbjen e tmerrshme të largimit nga jeta të dikujt që duam shumë.

Nëse tashmë keni humbur dikë, e dimë që po provoni atë sëmbimin në kraharor, që të duket se s'ka shërim. Sepse humbja e atyre që duam shkakton një dhimbje që nuk shërohen kurrë.

Ne thjesht mësohemi me mungesën ...

Por që të përpiqemi të kapërcejmë këtë rrugë të vuajtjes ekstreme me forcë më të madhe, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm që:

1- Vdekja është vetëm një moment...

Nuk është fundi. Personi që e doni shumë nuk ka pushuar së ekzistuari, por është zhvendosur në një dimension tjetër. Shpirtrat tanë janë të përjetshëm. Vdekja është vetëm një ndarje e përkohshme.

2- Qielli është një vend më i mirë ...

Është krejt ndryshe nga bota jonë e mbushur me luftëra, gënjeshtra dhe abuzime. Aty mund të gjesh paqen në trup e në shpirt. Kështu që personi që keni humbur është në një vend më të mirë tani.

3- Ata gjenden në mesin e shpirtrave të zgjedhur ...

Shpirtrat janë të rrethuar nga shpirtra të tjerë që kanë të njëjtën frekuencë energjie. Kështu që njeriu yt i dashur sigurisht që është në mesin e shpirtrave të mirë.

4- Ata na mbrojnë ...

Nga qielli, njerëzit që na duan kujdesen për ne. Ata janë të gjithëpranishëm dhe na mbrojnë kudo ku jemi, për të mos përmendur që nga lart është më lehtë t'i tregosh dikujt rrugën që duhet përshkruar. Rastësi? Koiçidencë? Jo.

5- Ata na dëgjojnë ...

Mos kini frikë se mos dukeni të çmendur. Bisedoni me ata që kanë fluturuar larg. Me njerëzit që keni humbur ...

Ndani jetën tuaj, kërkoni mbrojtje, mbani mend momentet e jashtëzakonshme që keni kaluar së bashku dhe tregoni gjithçka që është e rëndësishme për ju. A nuk ua keni thënë kurrë se i keni dashur? Nuk është vonë. Thuajeni tani, ata do t'ju dëgjojnë.

6- Ata duan të na shohin mirë ...

Mënyra më e mirë për të qetësuar shpirtin e të dashurit tuaj është të kujdeseni për veten dhe t’i bëni ëndrrat tuaja të realitet. Dhe, edhe nëse humbja është një dhimbje shumëvjeçare në zemër, prapë mund të jesh i lumtur ...

7- Një ditë do t’i shohim përsëri

Do të takohemi të gjithë së bashku kur të mbarojë koha e secilit prej nesh dhe nuk do të lëmë kurrë më njëri-tjetrin. Pra, është thjesht një mirupafshim, kurrë lamtumirë.

Dhe nëse një ditë, je duke ndjerë sërish e sërish atë shtrëngimin në kraharor, mos mendo se është vetëm vuajtje...

Është shpirti juaj i dashur që po ju përqafon./Tiranapost.al