Aktualitet

A keni frikë si qytetare për sigurinë në vend pas lirimeve të disa pjestarësh bandash? Gjonaj përgjigjet e shqetësuar

Esencë editori/ Lirime të bujshme, të cilat shkaktojnë në mos ngjarje konkrete një situata paqetësie dhe frikë me vend. Këtë pyetje që kemi te gjithë kur shohim se si lirohen anëtarë bandash, e ka bërë Ilva Tare në një intervistë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Gjonaj përgjigjet e shqetësuar
A keni frikë si qytetare për sigurinë në vend pas lirimeve

Ilva Tare: Ju jeni në krye të ministrisë së Drejtësisë, por jeni dhe qytetare e këtij vendi. Nisur nga situata e krimit në ditët e fundit, grabitje, vrasje me snajper, qëllohen plagosen, lirohen nga burgu të dënuar të përjetshëm. A keni frikë për situatën ku ndodhet vendi?

Ministrja Etilda Gjonaj: Është një situatë shqetësuese, sidomos lidhur me vendimmarrjet e fundit të gjyqtarëve apo mosveprime të ndryshme mund ti kemi parë dhe gjatë vitit 2019 të prokurorëve, pasi krijon një shqetësim dhe të publiku, një revoltë nga publiku. Ashtu si ministre dhe si qytetare, duke ndjekur me shqetësim këtë situatë kjo është arsyeja se përtej kompetencës së pastër ligjore që kam vepruar duke ngritur zërin por dhe duke i kërkuar institucioneve përkatesë që të marrin masat. Po të ishte ndryshe nuk do të ishte i tillë dhe reagimi im institucional. Ashtu si për rastet e daljeve, si rasti i Dajtit, apo të tjera të ngjashme, ku padyshim s’kemi toleruar askënd që ka tejkaluar apo ka shkelur ligjin./ Tiranapost.al