• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    A kemi nevojë për inovacion?


    Festivali i Inovacionit për Ballkanin Perëndimor po organizohet për të dytin vit radhazi në Tiranë. Në ditën e tij të parë, programi i larmishëm përfshiu prezantime nga kompani të ndryshme që operojnë në Shqipëri dhe rajon, prezantime idesh inovatore për sipërmarrje të reja si edhe prezantime investimesh të mëdha që do të ndërmerren në tregun shqiptar.

    Ky ishte rasti i Telekom Albania, e cila mbështeti edhe këtë vit festivalin dhe ndau me pjesëmarrësit planet afatshkurtra të biznesit. Drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Telekom Albania, Svetoslav Nanchev, u shpreh se “përgjegjësia primare e korporatës sonë është përmirësimi i komunikimit për të gjithë përdoruesit e rrjetit tonë.” Kjo nënkupton një seri investimesh që kanë filluar me marrjen në përdorim të frekuencave 800 MHz dhe do të vazhdojnë me shumë të tjera gjatë dy vjeçarit të ardhshëm. “Përmes investimeve, ne do të shtojmë vlera për abonentët tanë, si për shembull përforcim të rrjetit, aksesim të 4G dhe 4G+ në zonat më të thella, si edhe përgatitjen e një rrjeti të gatshëm për 5G.”

    Gjatë prezantimeve të ditës së parë të festivalit, theksi u vu mbi nevojën e inovacionit si e vetmja mënyrë për të qenë koherent me të ardhmen. Nëse 50 vite më parë teknologjia zhvillohej me hapa shumë të ngadaltë, në 20 vitet e fundit, zhvillimi i saj është përshpejtuar aq shumë sa nuk mund të tolerojmë një mungesë vigjilence nëse duam të jemi konkurrues në treg. Kjo vlen si për të gjitha kompanitë e mëdha, ashtu edhe për nismat e reja.

    Drejtori i Departamentit Komercial në Telekom Albania, Athanasios Paraskevas, u shpreh se e ardhmja është më e shpejtë nga sa mendojmë, prandaj nuk mund të ndalojmë në asnjë moment së kërkuari inovacion.” Pyetja që Z. Paraskevas ngriti, “A kemi nevojë për inovacion?” në ditët e sotme mund të duket retorike sepse përgjigja është gjithmonë ‘PO’. Për ta ilustruar këtë, ju ftojmë të shihni videon më poshtë./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post