Showbiz

A jeni të gjithë gati për të hyrë në shenjën e Luanit? Prisni shpërthimin e madh pas fare pak ditësh

A jeni të gjithë gati për të hyrë në shenjën

Mirë se vini në sezonin e Luanëve dhe Luaneshave! Nga 23 korriku deri më 23 gusht, Dielli hyn në shenjën e Luanit, duke çliruar një energji që do të ndikojë mbi të gjithë dhe jo vetëm Luanët me fat që janë të përgatitur për të festuar ditëlindjen.

Një fenomen që përsëritet çdo vit, kur dielli lëviz nga konstelacioni i Gaforres në konstelacionin e Luanit, që shoqërohet me një çlirim të madh energjie. Ylli i zjarrtë hyn në fakt një nga pozicionet e tij të preferuara të Zodiac dhe kur ai e gjen veten në këtë shenjë zjarri ai sjell gëzim, energji, pasion dhe vetëvlerësim.

Pa marrë parasysh se cila shenjë e zodiakut jemi: Të gjithë, për katër javë, do të nxitemi për të kanalizuar kreativitetin tonë në përpjekjet që na çojnë drejt ndjekjes së dëshirave tona.

Të lindurit nën shenjën e Luanit janë të njohur si natyrë ekstroverse, të sigurt dhe magnetikë, aq shumë sa që t konsiderohen me të vërtetë "udhëheqësit" e Zodiakut. Vetëm mendoni për personazhet si Jennifer Lopez dhe Charlize Theron, Madonna dhe Meghan Markle.

Por nëse sezoni i Luanëve është një moment i protagonizmit të gjallë, ka edhe disa gracka të mundshme. "E gjithë kjo energji në qiell mund të shkaktojë shpërthime emocionale ose sjellje fëminore dhe egoiste tek ata që nuk janë në gjende të administrojnë një energji kaq të zjarrtë!"

Dhe ka edhe më shumë: Marsi dhe Venusi në shenjën e Luanit bashkohen me Diellin dhe të tre planetet do të ndikojnë në verën tonë.

Këtë vit ne do të jetojmë sezonin e Luanit në shkëlqimin e tij të plotë falë ndikimit të planeteteve të tjera në të njëjtën shenjë: Marsi kryeson kalimin dhe Venus në kërkim të kënaqësisë. Kur ata takohen në Luan, ne mund të presim të ndiejmë një valë të veçantë të dëshirës seksuale, sidomos rreth hënës së re në Luan, e cila do na i përziejë pak emocionet, duke u ngritur në qiell më 31 korrik. /Tiranapost.al/