Lajme nga Bota

A jemi vetëm? A ka jetë tjetër në Univers? Njihuni me fituesit e Nobelit në Fizikë

A jemi vetëm? A ka jetë tjetër në Univers? Njihuni me

Nobeli në Fizikë, një event që mbahet në Stockholm shkon për James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz. Janë tre shkencëtarë të cilët bënë zbulime të rëndësishme mbi evolucioni e Universit dhe zbulimin e planetëve të ngjashëm me Tokën tonë. Ata do ndajnë në mënyrë të barabartë paratë nga çmimi, një shumë prej 738 mijë paund.

CMB

Ulf Danielsson, anëtari i Komitetit për Nobelin tha se ky çmim shkon për diçka thelbësore dhe ekzistenciale që lidhet me jetën tonë dhe Universin.

“E para, ata gjurmuan historinë dhe u futën në një botë të panjohur për ne, sigurisht që ka shumë gjëra për tu zbuluar, ne vetëm 5% të Universit dimë, por tjetra më e rëndësishmja është puna e palodhur e tyre për tju përgjigjur pyetjeve të tilla si: A jemi ne vetëm? A ka jetë në një vend tjetër të Universit?

James Peebles, Didier Queloz and Michel Mayor share the nine million kronor prize

Një nga shkencëtarët, James Peebles, lindur në Kanada u nderua për kontributin e tij në të kuptuarit të evolucionit të Universit dhe rolit të Tokës në Kozmos.

Bashkë me dy shkencëtarët e tjerë, ai parashikoi ekzistencën e rrezatimit, e ashtuquajtura pasardhëse e Big Bang.

Kozmologu 84 vjeç, dha një kontribut të madh edhe në teorinë e materies dhe energjisë së errët, ose siç njihen në gjuhë shkencore, përbërësit misteriozë që së bashku përbëjnë rreth 95% të Universit. /Artikulli i marrë nga The Guardian/ Tiranapost.al. E.B

James Peebles, Michel Mayor and Didier Queloz have received the 2019 Nobel prize in physics

https://youtu.be/VC7Q2aSQktw