Aktualitet

A janë të përfshirë në krime policët e Burgjeve? Ismaili përgjigjet, edhe për rastin në Kavajë

A janë të përfshirë në krime policët e Burgjeve?

Deputeti Spartak Braho nga Mbledhja e Komisionit të Sigurisë e pyet Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin për ngjarjen në Kavajë, ku efektivit të sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit i cili vrau Dritan Haxhollin në shtëpinë e Marsida Qatjas me armën e shërbimin, iu gjendën doza kokaine dhe dyshohet se ai kishte siguruar kokainën në shtëpinë e Marsidës.

Spartak Braho: Kemi dëgjuar raste të ndryshme në media. Rasti i Kavajas ishte rast flagrant, por ju a mendoni se policët në burgje janë të përfshirë në krime? 

Ismaili përgjigjet: Ngjarja e Kavajës ishte një ngjarje që s'kishte lidhje me detyrën në burgje në dukje. Por nisur  nga fakti që ka një çështje për drogë, ka shqetësim se ka një listë të shtuar të punonjësve të burgje, që u sjellin të burgosurve drogë dhe ato që duan! Nuk është dënuar askush për këtë. Është një çështje që duhet ta bëjmë me prokurorinë. Dy drejtorë burgjesh janë kallëzuar penalisht për këtë problematikë, është sfidë e të gjithë institucioneve. Por nuk është marrë as edhe një polic në punë, prej dy vjetësh, që nuk ka kaluar verfikimin nga institucionet e duhura.

Klikoni linqet më poshtë për ngjarjen në fjalë./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/bledar-toci-lihet-ne-burg-per-vrasjen-ne-kavaje-marsida-por-po-te-mos-ishte-ai-do-vdisnim-te-gjithe/

http://www.tiranapost.al/jam-perdoruese-droge-cfare-tha-marsida-per-kokainen-qe-iu-gjet-ne-shtepi-ku-u-vra-dritani/

http://www.tiranapost.al/deshmia-e-shefit-te-sigurise-se-burgut-ne-durres-dritani-mendoi-se-isha-i-dashuri-i-marsides-cndodhi-me-pas/

http://www.tiranapost.al/nipi-i-dritanit-tregon-detaje-te-reja-per-krimin-ne-kavaje-ata-te-tre-frekuentoheshin/