• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Të gjitha

    A është vërtet aq keq sa thonë të flesh me makijazh? Flet ekspertja


    Çfarë i bën në të vërtetë lëkurës kur fle me makijazh? Është diçka që e kemi bërë të gjitha, por a është një dëm i vogël apo duhet ta marrim më seriozisht?

    Nëse ju zë gjumi pa pastruar fytyrën, të nesërmen në mëngjes nuk do të jetë vetëm goja juaj më e thatë.

    “Kur makijazh lihet në fytyrë gjithë natën, ai depërton në nënshtresat e lëkurës. Dhe poret e bllokuara me kremin e pudrës ndalojnë që lëkura juaj të rihidratohet dhe të mbrohet nga “oxidative stress”, që mund të shkaktojë shenjat e para të plakjes si shfaqjen e njollave ose rrudhave”, thotë dermatologia Anne Wetter.

    Për ta rregulluar situatën të nesërmen pastrojeni dy herë fytyrën, fillimisht me një pastrues me bazë vaji dhe më pas me atë të zakonshmin.

    Po për qerpikët?

    Nëse vazhdimisht nuk i fshini sytë dhe flini me penelin apo rimelin, gjendrat e qerpikëve dhe gjendrat dhjamore të qepallave mund të bllokohen, duke shkaktuar infeksion ose inflamacion. Nëse nuk fshini rimelin atëherë qerpikët tuaj do të bien shumë më lehtësisht. / Burimi Women’s Health/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690