• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    A është okej t’i pyes kolegët sesa e kanë rrogën?


    Një nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë shqiptarët, i përgjigjet një nga kolumnistet amerikane të njohura për rubrikën “Pyet E. Jean” në “Elle”.

    Pyetja: Jam një arkitekt që punoj në mënyrë të pavarur për një kompani për 7 muaj. Më pëlqen ai vend pune dhe shefi më ka siguruar se do të më ofrojë një mundësi të punoj me kohë të plotë. Ndërkohë dua të përgatitem për të negociuar. Kam një marrëdhënie të ngushtë me kolegët, kështu që a mund t’i pyes sesa paguhen?

    Përgjigjja: Ndjenjat e tmerrit dhe e habisë që më kapi teksa lexoja rreshtin e fundit, më bëri të mendoja mos jam pak vonë për këtë përgjigje? A e keni marrë tashmë vendimin e papëlqyer? Apo jam në kohë për t’ju bindur që të shikoni vetëm ofertën për pagën tuaj? Kjo është mënyra më e mirë për të parashikuar te ajo që do të merrni nëse punoni me kohë të plotë.

    Mund të pyesni njerëzit që bëjnë punë të ngjashme ose të pyesni ish-punonjësit e kompanisë. Por të pyesni kolegët tuaj? Jo! Kurrë! Është gjëja që do të sjellë më shumë mosbesim, sa edhe oferta mund t’ju tërhiqet./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]