Aktualitet

A është ky një debat për burrat? Njerëz të jashtëzakonshëm

Në moshën 89 vjeçare u nda nga jeta Simone Veil, e cila për një fjalë goje siç i thonë, mund të ishte mbytur në moshën 16 vjeçare në dhomat me gaz të kampeve naziste. Biografët e saj tregojnë se në hyrje të kampit, dikush i ka thënë të gënjejë për moshën, të thotë që ishte 18 vjeç. Kështu arriti ti bashkohet të rriturve që dërgoheshin në punë dhe jo fëmijëve që i nisnin në dhomat e gazit.

Tani mendoni pak ! Është kjo vajzë e re e cila në 1945, fill pas luftës, pasi ka humbur nënën, babanë dhe vëllanë në Aushviz, bëhet një ndër militantet e pajtimit me Gjermaninë. " Sepse nuk ka rrugë tjetër për Europën " thotë ajo që në vitin 1945, duke demaskuar njëkohësisht analizat gjeopolitike boshe dhe fjalët e fryra të komentatorëve të asokohe.

A nuk mund të quhet vetëm për këtë, sot e gjithë ditën, një grua, një njeri i jashtëzakonshëm ?

foto 1

Por fati është i çuditshëm. Kujt e ka nisur kështu, i duhet të mbajë mbi supe shumë.

Eshte Simone Veil që në vitin 1974, si ministre e shëndetësisë, paraqet dhe mbron në parlamentin francez ligjin për lejimin e abortit.   Ishte koha kur mijra vajza e gra abortonin ende fshehurazi  me një varëse rrobash, koha kur  gratë rrezikonin jetën sepse nuk kishin mundësinë të mbanin e të rrisnin një fëmijë.

E çfarë ndodh ? Në parlamentin francez të përbërë  nga 9 gra dhe  469 burra, të cilët as mund ta kuptojnë e  as ta përjetojnë ç'ndjen një grua e cila gjendet shtatzënë pa dëshirën e saj dhe pa mundësinë sociale dhe ekonomike të rrisë një fëmijë, zakonisht edhe  pa babain e fëmijës i cili ja ka mbathur, pra këta burra, i sulen Simone Veil në një debat parlamentar i cili zgjat 2 ditë me fyerje, violencë urrejtje ekstreme. Debati arrin deri në fetuse që sillen në foltore, duke treguar se zemra e tyre rreh dhe të abortosh është e njëjta gjë si dhomat me gaz.

Këtë e thonë burrat, vini re !

Ligji aprovohet sidoqoftë, faleminderit, me shumicën e burrave progresistë të maxhorancës së presidentit Giscard d'Estaing duke e bërë Simone Veil e cila qan në foltore, një simbol të përjetshëm të luftës për emancipimin e gruas.

Presidente e Parlamentit europian në 1979, akademiciene në vitin 2010 ajo  vendos të mbajë  në shpatën e saj  në prestigjozen Akademi Franceze matrikulën e kampit të përqëndrimit. Simone Veil u angazhua gjithashtu fort dhe herët, që më 1992 në  denoncimin e tmerreve në luftrat e ish-Jugosllavisë.

foto 2

Në varrimin e saj veç fotove me sytë e saj të jashtë-zakonshëm blu, gratë e gjetën simbolin e duhur. Pas 43 vjetësh nga legalizimi i abortit në Francë, simboli është varësja e rrobave, nga e cila i shpëtoi Simone Veil.

 Lufta nuk ka mbaruar, duke filluar nga  SHBA ku ligat anti abort janë ende aq të fuqishme.

http://ddata.over-blog.com/xxxyyy/1/91/40/38/legislation-avortement-2007.jpg

Faleminderit Simone Veil për lirinë që na ke dhuruar !

Kush ka harruar të lexojë a rilexojë romanin e Irving "Bota sipas Garp"

Të prehesh në paqe.

*E drejta për ribotim vetëm me lejen e editorit të Tiranapost.al