Showbiz

Foto/ Azemi i vogël shfaqet në publik me të fejuarën

Foto/ Azemi i vogël shfaqet në publik me të fejuarën

Një vajzë e bukur me flokët gështenjë tërhoqi syrin e fotografëve ditën e homazheve ndaj Azem Hajdarit. Azemi i ri nuk e ka njohur babanë se ka qenë ende në barkun e nënës së tij, Fatmirës, në vitin 1998.

21-vjeçari Azem Hajdari ishte në ceremoninë që u mbajt të enjten në kujtim të politikanit, por nuk ndodhej vetëm.

Sipas gazetës “Panorama”, vajza që ndodhej krah tij gjatë ceremonisë është partnerja zyrtare ose e fejuara.

Ende për të nuk dihet asnjë detaj, por të njëjtën vajzë e kemi parë edhe vitin e kaluar në 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Në fotot e publikuara nga mediat të enjten, partnerja e Azemit u dallua duke qëndruar pranë nënës së tij./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ne-21-vjetorin-i-vrasjes-se-azem-hajdarit-rudina-i-drejtohet-me-nje-mesazh-te-rinjve/