Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

A është e vështirë për Jonida Maliqin pa paratë e ish-burrit?


Jonida Maliqi është për këtë muaj në kopertinën e “Revista Who” dhe siç nuk mund të mendohej ndryshe ka folur sërish për ish-burrin. Nuk është hera e parë që rrëfehet për marrëdhënien që kishte me të, për ndarjen, por edhe për atë që ka mbetur mes tyre, ama është hera e fundit.

Më pas është pyetur edhe se si ia del tani që është nënë e vetme pa paratë që thuhet lart e poshtë se ish-burri i saj ka.

“Sa ma qajnë hallin, e di, e di. Duke qenë vetëm kisha shumë hapësira për të punuar vetë dhe për t’ia dalë mbanë. Kam bërë ndryshime, në biznes kam krijuar marrëdhënie të reja pune. Falë Zotit kam energji, psikologjikisht jam e shëndetshme dhe më pëlqen shumë puna. Nuk hyj tek personat dembelë që janë mësuar të varen nga të tjerët. Po bëj dy vjet që jam vetëm, edhe pse lajmi ka dalë përpara një viti. Çdo gjë ka shkuar mirë, për më tepër që divorci me Gentin ka përfunduar me një pakt marrëveshjeje midis dy personave të civilizuar dhe përkujdesja e tij kundrejt Danit, sido që të jetë i bën gjërat më të lehta. Ne jemi të dy shumë të përgjegjshëm kundrejt atij që na bashkon dhe që do të na bashkojë përjetësisht”, tha Jonida në intervistën e saj.

Ndërkohë që nuk ka hezituar t`i përgjigjet edhe pyetjes për një martesë në të ardhmen.

“Nuk mundem të parashikoj të ardhmen, ama e njoh veten dhe e di që nuk jam aq e thjeshtë, ndoshta pak ‘old school’, por sigurisht me pjekurinë e tanishme i kam idetë e qarta se çfarë kërkoj nga një marrëdhënie. Nuk është çështja tek krahasimi, apo tek ndjesia, sepse çdo histori është unike në llojin e saj. Unë jam idealiste, kam qenë gjithmonë pro marrëdhënieve të shëndetshme, afatgjata. Jetojmë në një realitet shumë mediokër, deri diku të degjeneruar. Jam paksa e frikësuar, sepse nuk dua të zhgënjehem, por kjo është njerëzore.

Shumë njerëz më pyesin: A do të martohesh. Nuk e mendoj, ama kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mund të them që nuk jam pro një shoku jete, një personi që mund të kem pranë në të ardhmen time, por kur të ndodhë ajo shkëndija do e vlerësoj ashtu sikurse di të bëj unë. Kjo nuk do të thotë që unë jam kufizuar, por deri tani është ende herët për të qenë e hapur mbi këtë temë”, tha ajo.

Intervistën e plotë e lexoni KËTU

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]