Showbiz

A është e marta një ditë tersi?

A është e marta një ditë tersi?

Dita e martë konsiderohet si ditë tersi në shumë vende të botës përfshirë disa zona të Shqipërisë.

Kur gjërat ecin ters, shumë njerëz fajësojnë të martën ose në raste të tjera, të premten, sidomos nëse bie data 13. Sipas shumë bestytnive, e marta është dita e Marsit, perëndisë së luftës dhe bujqësisë. Në Tiranapost do të mësoni disa prej bestytnive të mira dhe të këqija që besohen verbërisht në disa vende të botës, përfshirë Greqinë dhe Spanjën, në lidhje me ditën e martë.

Në disa vende besohet se nëse martohesh të martën, çifti do të ketë shëndet të mirë. Prerja e thonjve ditën e martë nënkupton që do të merrni para. Nga ana tjetër, të shumtë janë ata që besojnë se nuk duhet kurrë të nisësh një udhëtim të martën sepse do të të ecë ters. Nëse dëshiron të mbjellësh një bimë nga ana tjetër, më mirë bëje të martën, sepse do të kesh me vete perëndinë e bujqësisë.

Disa legjenda urbane të cilave u referohet Tiranapost këshillojnë që të mos bëni sherre e debate ditën e martë sepse dita ka gjasa të përfundojë keq./ Tiranapost.al.