Showbiz

A e urren Khloe Kardashian ish-in Tristan Thompson për tradhtitë?

A e urren Khloe Kardashian ish-in Tristan Thompson për tradhtitë?

Khloe Kardashian iu përgjigj fansave që spekulonin se ajo e urrente ish-partnerin Tristan Thompson.

Në Instagram nisi të qarkullonte një meme në të cilën shkruhej, “E di që Khloe e urren Tristan-in, por True ka nisur të duket fiks si ai”.

Epo, Khloe nuk mund ta linte pa një përgjigje: “Pse duhet të urrej dike që më ndihmoi të krijonim një engjëll të tillë? Njerëzit bëjnë gabime, por unë nuk do të dëmtoj shërimin tim duke e mbajtur urrejtjen. Jam shumë e zënë duke rritur vogëlushen time të bukur dhe duke siguruar paratë për të urryer çdo person. E ëmbla True është dukur gjithmonë si babai i saj. Ajo është e bukur!”.

Jeta vazhdon!/ Tiranapost.al