SPORT

A duket sulmuesi i Schalke 04 si 19 vjeç?

A duket sulmuesi i Schalke 04 si 19 vjeç?

Bernard Tekpetey është një sulmues që luan tek Schalke 04, i cili vitin e shkuar bëri dhe debutimin në Bundesliga. Ai është 19 vjec, i lindur në Akra të Ganës dhe në Gelsenkirshen vlerësohet me nota pozitive pasi mund të jetë një lojtar që mund ti shërbejë të ardhmes së kësaj skuadre.

Deri këtu është çdo gjë në rregull, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane dhe atyre europiane është fytyra e tij. A duket ai si një 19 vjeçar?

Fakt është se lojtarët e ardhur nga Afrika, shpesh përdorin uljen e moshës kur vijnë në klubet europiane dhe e gjitha kjo me qëllim për tu dukur lojtarë më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre.

Një rast i ngjashëm me Tekpetey, ishte dhe Minala i Lazios që në regjistrimin e tij kur erdhi nga Afrika në Itali deklaroi se ishte 17 vjeç por kushdo që shihte fytyrën e tij kishte dyshime.