Aktualitet Politikë Te gjitha

A do t’i shpëtojë vettingu mandatet e deputetëve të opozitës?


Esencë editori/Duket se projektligji i propozuar nga PD për vettingun në politikë do të shpëtojë mandatet e deputetëve të opozitës. Kjo për faktin se kuvendi, pasi marrjes së përgjigjes nga Komisioni i Vennecias do ta hedhë në votim draftin e PD-së brenda muajit dhjetor dhe pritet që deputetët e saj t’i japin fund bojkotit dhe të marrin pjesë në diskutime, duke rinovuar kështu edhe mandatet e tyre.

Brenda dhjetorit, Parlamenti pritet të zhvillojë një seancë ku do të vendoset për nismën kushtetuese të opozitës për “vettingun në politikë”. Kjo do t’iu lejojë PD-së dhe LSI-së që të kthehet për të votuar nismën e tyre, duke rinovuar me 6 muaj mandatet dhe pagat, pa hequr dorë nga ajo që e quajnë “marrëdhënie e kushtëzuar me Parlamentin”.

Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës kanë qenë për herë të fundit në Parlament në seancën plenare të 19 korrikut. Referuar procesverbaleve të Kuvendit, bëhet fjalë për 27 përfaqësues të popullit; si nga radhët e Partisë Demokratike, ashtu dhe të LSI-së; mes të cilëve edhe krerët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.

Të gjithë këta deputetë rrezikojnë të humbasin mandatin nëse nuk kthehen në Parlament brenda dhjetorit, pasi seanca e parë e 2019-s nuk mund të mbahet me Kushtetutë më shpejt sesa e hëna e tretë e janarit, pra më 21 janar.
Rregullorja e Kuvendit nënvizon se deputeti humbet mandatin nëse mungon pa arsye për 6 muaj./Tiranapost.al