A do të vazhdojë vapa? Për ju që mendoheni ç’do vishni sot
Moti – E mërkurë, 16 tetor 2019
----------------------------------------------------------------
Lëreni xhaketën në shtëpi dhe zgjidhni më mirë veshjet me mëngë të shkurtra, pasi edhe sot temperaturat do të jenë të larta.
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja t’i bëjnë vranësirat më të theksuara, por sërish më të fokusuara do të mbeten në zonat malore. Orët e vona të natës përmirësojnë gradualisht kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, mesdita sjell rënie të lehtë duke u luhatur vlerat termike nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe deri mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
*Foto kryesore nga @valon_deqi