Aktualitet

A do jetë Ilir Meta President? Mustafa Nano thotë: Jo

"Në këto kushte nuk e mendoj Ilir Metën President", tha gazetari Mustafa Nano i ftuar në Top channel, ku fokusi i bisedës ishte LSI dhe një shans për të, duke e parë atë si një opozitë të re në Parlament.

Debati mes Sokol Ballës dhe Mustafa Nanos.

Nano: Metës mund t'i shkojë mendja që të japë dorëheqjen nga Presidenti. Meta do vazhdojë të merret me LSI dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Edhe në fushatë mori pjesë.

Balla: Nuk ka shkelje të Kushtetutës, kur pyeta Ramën teksa ishin në ujëra të mira me LSI, tha se: Nuk ka asgjë nëse Meta merr pjesë në fushatë. Edhe mund të qëndrojë në Presidencë, por ne gjithmonë për çdo gjë të LSI-së do themi se çfarë mendon Meta për këtë gjë.