• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    A do ja dalë nesër Haradinaj? Media aludon për një surprizë të keqe


    Nesër, Gjykata e Apelit në Colmar të Francës do mblidhet sërish për të shqyrtuar kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinaj në Serbi por duket se sërish seanca do shtyhet në një afat të pacaktuar. Sandra di Rosa e cila është zëdhënëse e gjykatës ka thënë se vendimi për liderin e AAK-së, do shtyhet bazuar në vendimin e dhomës së hetuesve deri në një seancë tjetër.

    Ajo ka thënë se seanca e së enjtes do të adresojë përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë në pyetjet e dërguara nga gjykata.   Kreu i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës , Haradinaj u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze pas një  fletëarresti që dërgoi Serbia në vitin 2014. Gjykata franceze tashmë ka shtyrë dy herë vendimin për ish- kryeministrin e Kosovës.

    Në një deklratë për shtyp Haradinaj i cili ka thënë  disa herë se kërkesa për ekstradim është e pabazë, dhe se është i pafajshëm ka dyshime se vendimi për të nuk do jepet nesër. Ai ka shtuar se mund të kërkohen dy apo tre javë për tu dhënë vendimi për të, edhe pse ai vetë nuk beson se do përfundojë në gjyq në Beograd.

    Ish-kryeministri i Kosovës dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit akuzohet nga Serbia për krime lufte dhe nisur nga këto akuza Prokuroria Speciale e Serbisë  paraqiti dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

    (Tanjug, file)

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690