• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    A do dorëhiqet kryetari i KQZ-së? Dy mungesat në mbledhje që ngrenë dyshime


    Prej ditës së hënë, ku edhe braktisi mbledhjen e KQZ-së pas dekretit të Presidentit Ilir Meta, kryetari i KQZ-së Klement Zguri nuk ka qenë më i pranishëm.

    Mungesa e tij ka ngritur dyshimet mes mediave se Zguri mund të jetë shumë afër dorëheqjes së tij nga posti. Kjo pasi ai nuk pranoi që të vinte në dyshim vendimin e Metës për të anuluar 30 qershorin, dekret të cilin e komentoi se duhet të zbatohet. Pas fjalimit të tij ai u ngrit dhe braktisi mbledhjen.

    Por nga ana tjetër tre anëtarët e  KQZ-së dhe nënkryetari, bazuar në ligje, theksuan se dekreti i Metës nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe më tej vendosën të vijonin normalisht punën për zgjedhjet e 30 qershorit.

    Zguri nuk ishte i pranishëm as sot, ku u miratuan listat e personave që mund të emërohen si anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave ku do të votohet.

    Ndërsa kujtojmë se ai u emërua në 2017-s, nëse vendos të firmosë dorëheqjen e tij do të duhet që vendimet të legjitimohen nga Kolegji Zgjedhor. Kjo pasi, siç shkruhet edhe në ligj, “vendimet konsiderohen të miratuara, kur votojnë ‘pro’ jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së”./ Tiranapost.al

    Anulimi i 30 qershorit/ Kreu i KQZ: S’mund të gjykojmë vendimin e Presidentit, duhet t’i bindemi

    Zgjedhjet/ Klement Zguri mungon në mbledhje. Herën e fundit tha se duhet t’i bindemi Metës

    Zien politika nga debati, por KQZ vijon me punën

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690