Showbiz

95,000 dollarë për qëndrimin e Melania Trump në hotelin ku as nuk kaloi natën

95,000 dollarë për qëndrimin e Melania Trump në hotelin ku

Të dhënat për shpenzimet  federale flasin se Departamenti Amerikan i Shtetit ka paguar 95.000 dollarë gjatë qëndrimit të Melanie Trump në hotelin Semiramis Intercontinental në Kajro.

Por në kundërshtim me atë që përmban fatura, zëdhënësja e Melanie, Stephanie Grisham, konfirmoi për People se Zonja e Parë ka qëndruar vetëm 6 orë në hotel dhe nuk e ka kaluar  aty natën, ndaj dhe nuk e kupton nga e ka nxjerrë këtë shifër zyra e shpenzimeve federale.

[caption id="attachment_295381" align="aligncenter" width="872"]Foto nga People[/caption]

Sipas faqes së Semiramis Intercontinental Cairo në website, dhomat në hotelin luksoz shkojnë nga 119 në 699 dollarë në natë, por të dhënat për shpenzimet nuk janë të detajuara duke e bërë të paqartë se ku konsistonin konkretisht pagesat.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një shëtitje e Trump u ka kushtuar taksapaguesve mijëra dollarë.

Vizita e Trump në Skoci, në korrik u përmbyll me një faturë prej 68.800 dollarësh që solli edhe mjaft reagime sipas gazetës ‘Scotsman’ .

*Ky shkrim u përshtat nga www.people.com dhe u realizua nga Mia Buci.