FilmaTe gjitha

90 milion dollarë shpenzime, por Bright del filmi më i keq i këtij viti


Kishte shumë pritshmëri se filmi Bright me Will Smith do ishte një sukses i paparë si prodhim i Netflix. Me një buxhet prej 90 milion dollar shpenzime për filmin, thuhej se mund të thyente edhe rekordin. Por në fakt nuk ndodhi ashtu.  Puna e fundit e Smith pati një rënie të madhe sipas kritikëve.  Me filmat Hite si Jim&Andy, dhe 13 Reasons Why, Netlifx mbante shpresat e Bright i zhanrit Triller, fantazi. Por për fat të keq, filmi konsiderohet si më i keqi i vitit 2017.

Kritiku dhe analisti David Ehrlich, duke folur për filozofitë e prodhimeve të Hoillivudit tha se filmi Bright jo vetëm që doli më i keqi i këtij viti, jo vetëm që nuk pati shumë fitime, por mund të ndikojnë për keq edhe në filmat që do prodhohen në vitin 2018.  Bright doli si premierë e Netflix. Tiranapost.al E.B