Aktualitet

9 të arrestuar brenda 48 orëve për shkelje të rregullave të qarkullimit

9 të arrestuar brenda 48 orëve për shkelje të rregullave

Policia Rrugore njofton se ka arrestuar 9 persona vetëm gjatë 48 orëve të fundit, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë gjatë kontrolleve rrugore vijet re një sërë shkeljesh të rrezikshme siç janë: përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorrëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizimit rrugor etj;

Janë proceduar:

• 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari

• 58 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

• 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit

• 36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik

• 15 drejtues mjetesh për shkelje semafori

• 82 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera

• Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi

• Jane arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet njoftimit të policisë. Copyright Tiranapost.al.