• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    9 Nëntor/ Përmbledhje e lajmeve shkurt


    Zgjerimi/ Letër e hapur e 10 ish-ministrave të rajonit

    Janë 10 firma të ish-ministrave të Jashtëm të rajonit, mes të cilave edhe ajo e Shqipërisë e përfaqësuar nga Ditmir Bushati, që përmes një letre të hapur tregojnë rëndësinë e integrimit në Bashkimin Europian. Letra është një thirrje për BE-në që të kapërcejë ndasitë për hapjen e negociatave, si dhe të paraqesë instrumente të reja në Samitin e ardhshëm të Zagrebit, për të konsoliduar rrugën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    “Ne i bëjmë thirrje BE-së të kapërcejë ndasitë për këtë çështje. Procesi i pranimit do të vazhdojë për shumë vite gjatë të cilave do të ketë kohë të mjaftueshme që nevoja për integrim të mëtejshëm brenda radhëve të BE-së të pajtohet me nevojën për të mbajtur gjallë perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet ndër të tjerash në letër.

    Meta: Protokoll bashkëpunimi për promovimin e kulturës arbëreshe

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri të ditur se 9 komuna të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos kanë marrë një nismë për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe.

    “Angazhimi i nëntë komunave të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është padyshim një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale. I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qendror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë”, shkruan Meta.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post