Showbiz

“8 vjet pa ty, por të ndjej pranë”. Agnesa Vuthaj përkujton babain

“8 vjet pa ty, por të ndjej pranë”. Agnesa Vuthaj

Si sot 8 vjet më parë ai u nda nga jeta, ndaj Agnesa e kujtoi sot përmes një fotoje e një statusi të gjatë. Foton e ka shkrepur vetë ajo në udhëtimin e tyre të fundit, i cili i duket sikur ndodhi dje.

https://www.instagram.com/p/BvJ-RwlnFEv/

“Babë, të kujtojmë me mall e dashuri cdo ditë, cdo javë, muaj e vite që janë aq të gjata nga malli që ndjejmë për ty, por aq pranë nga dhimbja që ndjejmë thellë në zemër, edhe kur buzëqeshim në fytyrë!

8 vjet pa ty më mësuan të përballoj çdo sfidë në jetë me kokën lartë, siç përballuam ikjen tënde nga kjo botë; duke mbajtur vath në vesh shprehjen që thoje gjithmonë: “Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”! U mësuam të jetojmë pa praninë tënde, por mësuam të vlerësojmë më shumë praninë e familjarëve dhe dashamirëve që kemi në jetë. Mësuam të jetojmë e vleresojmë momentin, sepse asgjë s’është e përhershme... Por në kujtimet tona ti do jesh përherë aty, i buzëqeshur e i dashur, udhërrëfyes ideal, shembull i mirësisë, respektit dhe dashurisë për familjen e miqtë, për 47 gjeneratat që u edukuan nga ti, për të gjithë ata që të njohen dhe flasin me krenari për gjurmët që ke lënë në jetën e tyre, të kujtojnë si udhërrëfyes të idealit shpirtëror, familjar e kombëtar!

Do vazhdojmë të jetojmë për të të bërë krenar, deri në takimin tonë të ardhshëm!

Të ndjej aq pranë Babë, sikur kur të kam bërë këtë foto në udhëtimin tonë të fundit bashkë”, shkruan Agnesa.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.