Aktualitet

8 gjëra që bëjnë çiftet e lumtur para se të flenë

Shtrati duhet të jetë vend i dedikuar për çlodhje, seks dhe dialog. Dhe jo për t’i hedhur një sy profilit në Instagram. Jetojmë në një botë kaotike mes punës, fëmijëve, faturave, trafikut, lodhjes. Në këtë rrëmujë shumë çite e kanë të vështirë të mbajnë harmoni konstante.

Ja pse është shumë e rëndësishme që të shfrytëzojnë kohën e kaluar së bashku në maksimum. Mësoni nga çiftet që kanë arritur ta mbajnë lidhjen jashtë proplemeve të përditshme. Çfarë thonë e bëjnë para se të shkojnë në shtrat

  1. Janë zënë apo janë të marzitur, të lodhur apo të stresuar. Pak rëndësi ka. Ata thonë për herë “të dua”.
  2. Mund të jetë e pamundur të koordinosh gjërat në të njëjtën kohë mes impenjimesh të ndryshme mes një burri e një gruaje. Por ata përpiqen në maksimum që të shkojnë në shtrat në të njëjtën orë.
  3. Llogaria e orëve të kaluara në rrjete sociale të bën të çmendesh, por kjo është një tjetër histori. Çiftet e lumtur fikin çdo lloj aparati para se të shtrihen për të fjetur.
  4. Jo gjithmonë është lumturi e madhe të përkëdhelesh e të bësh dashuri kur në fakt dëshira më e madhe është flesh. Ata dinë të japin përparësi, prandaj i japin rëndësi edhe një gjumi të mirë.
  5. Shprehin mirënjohjen dhe janë falenderues. Sado klishe të duket, të mbyllësh ditën me pozitivitet do fillosh një tjetër po të tillë. Pesë minuta për të thënë faleminderit për atë që janë e që kanë.
  6. Konfliktet nuk zgjidhen dot kurrë para se të flesh. Prandaj çiftet e lumtur çdo problem që kanë e lënë për të nesërmen. Nata ka të tjera prioritete.
  7. Ata e shfrytëzojnë kohën para gjumit për të biseduar me partnerin për ndjesitë dhe problemet. Njihet shkencërisht që të zbrazesh nga stresi para gjumit është një terapi shumë e mirë
  8. Fëmijët mbahen jashtë dhomës së gjumit. Edhe pse ndonjë temperaturë mund t’i sjellë aty, fëmijët duhet të mësohen të flenë në dhomën e tyre. Çifti ka nevojë për intimitet. Të lumturit e dinë mirë këtë!