• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    8 arsye përse duhet të shkoni tek psikologu


    Idea e të shkuarit tek një psikolog mund të ngjallë një frikë dhe drojë të madhe. Asnjë nuk e di se çfarë të pret. Përballja me një psikolog mund të nxjerrë në pah frikën e paragjykimit apo etiketimit si ‘të çmendur.” Pëpos të tjerave, konsultat me një psikolog janë të kushtueshme, por kostoja e tyre nuk ka të krahasuar me ‘zhveshjen’ shpirtërore që do të bësh përpara një njeriu të panjohur.

    Pavarësisht të gjithave, shumë njerëz që shkojnë tek psikologu thonë se ia vlen. Në fund të fundit, ata bëhen më të fortë në përballjen me sfidat e jashtme dhe të brendshme. Por, vendimi për të shkuar tek psikologu i takon individit dhe askujt tjetër.

    Terapia me një psikolog, sidomos në vendin tonë rrethohet nga një stigmë negative dhe vetë njerëzit, sidomos ata që kanë me të vërtetë nevojë për të, ndihen të turpëruar për këtë nevojë.

    Terapia me një psikolog është një instrument shumë i rëndësishëm për të zgjidhur shumë çështje munduese për shpirtin: fëmijëria, marrëdhëniet me partnerin, pagjumësia, ankthi, traumat e të tjerë.

    Ajo që duhet të dini, përpara se të lexoni më poshtë në këtë artikull të Tiranapost, është se njerëit që shkojnë tek psikologu, jo domosdoshmërisht vuajnë nga një sëmundje mjekësore që prek trurin e tyre.

    Duke lexuar tetë arsyet përse duhet të shkoni tek psikologu, do të kuptoni se nevoja për tu dëgjuar e kuptuar nuk është kurrësesi turp, përkundrazi është përkujdesje për veten.

    Luhatje humori

    Luhatjet e humorit janë shenjë e një problemi mendor. Psikologu mund t’ju ndihmojë të zbuloni rrënjët e problemit dhe më pas ta zgjidhni atë. Psikolou ofron siguri dhe rehati, dy aspekte të rëndësishme për zbulimin e vetes.

    Ndryshime të mëdha

    Një karrierë e re, lëvizja në një qytet tjetër apo krijimi i një familje, janë zhvillime që sfidojnë brendësinë e njeriut. Një psikologu mund t’ju ndihmojë të identifikoni qëllimet tuaja dhe të përpiloni një plan për t’i arritur këto.

    Mendime negative për veten

    Vetëvrasja dhe lëndimi i vetes janë mendime të rrezikshme që në varësi të rrethanave mund të kthehen në veprime. Nëse vëreni se keni mendime të tilla ndaj vetes, kërkoni ndihmë. Nuk është turp.

    Nuk gjeni më kënaqësi nga jeta

    Humbja e motivimit apo mungesa e kënaqësisë nga jeta e përditshme tregojnë se diçka po ndodh me ju. Të vërtetën mund ta zbuloni vetëm me një terapist.

    Ndiheni të vetmuar

    Njerëzit që vuajnë nga probleme mendore ndihen sikur janë të vetëm në botë dhe këto probleme janë ekskluzivitet i tyre. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk jeni të vetëm dhe këtë mund ta kuptoni që në shtrëngimin e dorës me një psikolog.

    Përdorni lëndë narkotike për tu përballur me jetën.

    Nëse vëreni se keni filluar të abuzoni me alkolin apo lëndë narkotike si pasojë e pafuqisë për tu përballur me jetën, kërkoni ndihmë. Në këtë rast kemi të bëjmë me varësi ndaj një substance dhe jo një të metë të karakterit.

    Ndiheni sikur keni humbur kontrollin

    Ndjesia e humbjes së kontrollit buron nga varësia ndaj alkolit apo substancave narkotike. Nevoja për t’i pasur gjërat nën kontroll i shtyn njerëzit drejt një rrethi vicioz abuzimi. Këtë mund ta ndaloni duke shkuar tek psikologu.

    Vuani nga pagjumësia

    Një nga simptomat kryesore të depresionit është mungesa e gjumit. Nëse vëreni se nuk po flini dot si më parë, keni vështirësi të qëndroni në gjumë, apo e nuk u vjen gjumi në sy, atëherë duhet të zbuloni çfarë po ndodh me ju.

    Të gjithë kemi nevojë të flasim me dikë, të rrëfehemi e të hapim shpirtin pa frikë se do na gjykojnë, shtrembërojnë të vërtetat, keqkuptojnë apo përqeshin.

    Terapia me një psikolog është krejt normale dhe mbi të gjitha plot vlerë.

    Sepse fundja, kur shkoni tek dentisti, përse të mos i jepni një shans edhe psikologut?/Artikull i përgatitur nga Tiranapost/A.C

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]