Aktualitet Kryesore Te gjitha

70 dokumente do mund t’i merrni në një kioskë në Tiranë


Qytetarët e Tiranës do të marrin më lehtë dhe më shpejt dokumentet zyrtare që u nevojiten.

Duke filluar nga muaji janar, Bashkia e Tiranës do të lëshojë rreth 70 dokumente në një kioskë, ku qytetarët, ashtu sikurse veprojnë në një bankomat, do të mund të printojnë dokumentet e tyre zyrtare pa pritur në radhë dhe duke rritur në këtë mënyrë edhe transparencën.

“Një pjesë e madhe e popullsisë sonë, në Shkup, në Tiranë, në Moldavi, në Kosovë, e harxhon kohën duke qëndruar në radhë për të takuar një zyrtar i cili duhet t’i japë një letër që dëshmon që ti je ti. Pra që është certifikata jote. Sa orë, sa kapital njerëzor, sa energji e çmuar, kalohet nëpër qytetet tona në radhë për të prodhuar që ti je vetja jote. Nonsens. Ajo që po bëjmë është që 70 dokumente, duke filluar nga janari në Tiranë do të jepen në një kioskë. Që është njësoj si bankomati. Mjafton të futësh ID. Do paguash sa është tarifa dhe do ta printojë një makineri”, ha kryebashkiaku Veliaj në konferencën e parë rajonale me temë “Qytetet pa korrupsion të së ardhmes”, të organizuar nga PNUD./ Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *