Nën lupën e Stela Sallakut

7 sugjerime për ty që je ende para dollapit: Po çfarë të vesh sot?

7 sugjerime për ty që je ende para dollapit: Po çfarë

Ata më të organizuarit me siguri e kanë gjetur veshjen për natën e ndërrimit të viteve. Unë, dhe besoj që shumë të tjerë, jemi akoma në mëdyshje mes kostumit, një fustani me thekë, teminave (ah sa të bukura janë) dhe velvet-it. Ajo që përjashtova në fillim është ai fustani i mërzitshëm velvet (që na është bërë kaq cliche nëpër çdo festë), vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë dizajn novator, po.

[caption id="attachment_318374" align="aligncenter" width="521"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Sugjerimi i parë, që është dhe i preferuari i Rihannës, Bella Hadid, Charlize Theron etj. është pikërisht kostumi i zi me dizajn mashkullor. Me aksesorë të ndritshëm, make-up të thjeshtë, thuajse natyral dhe stiletto.

[caption id="attachment_318391" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Nuk kam veshur asnjëherë satin në natën e ndërrimit të viteve, por do doja shumë që këtë vit të provoja kostumin, pra fustan me rripa dhe kimono.

[caption id="attachment_318371" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Thekët! Na u duk se pushtuan pasarelat sezonin e kaluar. I pamë në pallto, fustane, xhaketa, pardesy dhe bluza. Do ishte mëkat të mos kishim një opsion të tillë sonte ose edhe nesër në mbrëmje.

[caption id="attachment_318381" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Fustan/Xhaketë asimetrike. Nëse do dilni me shoqërinë në restorant, ju duhet një veshje pak më novatore se sa thjesht një fustan me xixa. Provoni diçka të re, që nuk e keni veshur më parë.

[caption id="attachment_318373" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Ky nuk është thjesht një fustan me temina, përkundrazi. Ka kaq shumë detaje saqë nuk i dallon dot të gjitha që në fillim. Rripi dhe gjysmë dorashkat e bëjnë më casual, ndaj mund ta vishni pa problem që në orën 20:00.

[caption id="attachment_318418" align="aligncenter" width="400"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Xhaketa oversize ishte dhe vazhdon të jetë must për dimrin 2019. Pse të mos e provoni edhe të tillë me temina vinyl?

[caption id="attachment_318417" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Neon. Duhet shumë guxim për ta veshur në natën e ndërrimit të viteve, por më besoni që do shkëlqeni. Sepse shumica do kenë veshur një fustan me temina dhe askush nuk do mendojë për neonin. Guxoni pak më shumë këtë fundviti. Gëzuar!/Tiranapost.al