Aktualitet

7 marsi, një pusullë urimi nga personazhet e famshëm

Festa si ajo e 7 marsit, na përfshijnë të gjithëve në atmosferën e tyre, edhe pse mund të kemi shumë vite që jemi larguar nga bankat e shkollës. Dikujt i kujtohet fëmijëria, dikujt mësuesi më i dashur, dikujt mësuesi më i rreptë, dikujt festat në shkollë, dikujt i kujtohet aroma e mimozave, ama të gjithë kanë dëshirë të përfshihen në të, qoftë edhe duke postuar një foto në facebook.

Si gjithmonë, kësaj atmosfere i bashkohen edhe urimet e personazheve të njohur nga bota e politikës, artit dhe gazetarisë. Ja disa prej tyre.

  1. Blendi Fevziu ka zgjedhur të urojë këtë festë duke postuar një foto me prindërit e tij mësues. “Dy prindërit kanë qenë mësuesit e mi dhe të shumë brezave. Kjo foto e fëmijërisë me ta dhe një urim për 7 marsin. Ditën e mësuesit”, shkruan ai bashkëngjitur fotos.

2. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka postuar një foto me mësuesin e tij të fiskulturës kur ishte nxenes në gjimnazin Sami Frashëri. Fotoja u realizua nga fotografi Gent Onuzi.

3. Juristja Eni Çobani ka postuar një foto me nënën e saj, për të një mësuese në profesion dhe në jetë.

4. Me këtë degëz lulesh qershie, Rudina Magjistari kujton me mall e mirënjohje mësuesit dhe i uron festën edhe nënës së saj

5. “Live nga e para B” shkruan dietologia Blerina Bombaj, në foton e postuar nga klasa e të birit.

7mars blerina bombaj

6. Saimir Tahiri, ish-nxenes i Vasil Shanto,  ka zgjedhur te uroje mesuesen e klases se pare.

saimir tahiri

7. Edhe Rudina Xhunga u ka uruar festen prinderve.

Dy mesuesit e mij te gjuhe-letersise dhe matematikes. Vangjeli&Engjell. Gezuar 7 marsin, ma , ba!

A post shared by Rudina Xhunga (@rudinaxhunga) on

Copyright/Tiranapost.al