Aktualitet

7 kërkesat e Bashës për Edi Ramën

Basha gjatë konferencës për shtyp renditi 7 pika, mbi të cilat kalon konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës:

Po të kishim një reformë funksionale në drejtësi, Tahiri duhet të ishte në burg, hetimet duhet të ishin hapur me kohë për figura të PS të lidhura me krimin. Ramës nuk i interesojnë prokurorë e gjyqtarë të pavarur. Kjo është pengesa kryesore për Reformën në Drejtësi, të tjerat janë pallavra. Edhe qytetarët ta dinë sot pozicionin tim, të PD pse jemi në këtë kolaps total kushtetues të Reformës në Drejtësi.

1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.

2. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.

3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.

4. Zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.

5. Zgjidhja urgjente dhe gjetja e mekanizmit ligjor që të ngrihen sa më shpejt KLP dhe KLGJ në mënyrë që të fillojnë menjëherë funksionimin SPAK, Byroja e Hetimit, Gjykata Anti-korrupsion dhe Prokurori i Përgjithshëm

6. Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të Vettingut. Ndërprerja e mënjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.

7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Ata që me qëllim e kapën sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është hapi i parë që të rikthehet besimi. Cfarëdo procesi për të trajtuar këto 7 cështjet kryesore nuk duhet të sabotohet përsëri. Kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtët persona. Fatmir Xhafaj ishte në konflikt interesi, e bëri këtë për të njëjtën arsye që refuzoi propozimin tonë që vettingu në polici të fillonte nga ministri.

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i referohet konferencës për shtyp të kreut të PD-së. Copyright Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ja-tek-vjen-oferta-e-pare-e-bashkeqeverisjes-nga-lulzim-basha-po-me-nje-qeveri-pa-edi-ramen-dhe-fatmir-xhafajn/