• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë

    7 ide si ta mbani shallin në dimër


    Dimri ka ardhur dhe çdokush kërkon të vishet  trashë dhe të ndihet komod. Shall, kapele dhe dorashka janë ndër aksesorët kryesorë të kësaj stine.

    Nëse këtë vit po kërkonit ide dhe mënyra të tjera për mbajtjen e shallit, ju sjellim disa ide interesante.

    Ka lloje të ndryshme të shalleve që  mund t’i vishni në dimër të cilët mund t’i kombinoni si më poshtë:

    1.I hedhur në mënyrë të shkujdesur në qafë

    Kjo është mënyra klasike si mbahet një shall. Kur është shumë ftohtë, shalli në këtë rast shërben si një aksesor shtesë në veshjen tuaj.

    Foto nga Google

    2.Gjysmë i hedhur

    I veshur në këtë mënyrë, bën çdo veshje të duket me stil.

    Foto nga Google

    3.I mbështjellë mirë rreth qafës

    Ky është mënyra më funksionale për të veshur një shall. Qëndroni ngrohtë, nuk duhet të shqetësoheni se ju humb dhe dukeni elegante në të nëjtën kohë.

    Foto nga Google

    4.I lidhur me një rrip në bel

    Kjo është një mënyrë e mirë për të shtuar një shtresë në veshjen tuaj kur është ftohtë si dhe ju nxjerr në pah siluetën. Plus, me shallin të vënë në këtë formë, mund të zgjasni vizualisht gjatësinë trupore.

    Foto nga Google

    5.Nyja sekrete

    Quhet kështu sepse mund ta lidhni  në atë mënyrë që të duket sikur nuk ka fund. Ngjan shumë elegant dhe me stil.

    Foto nga Google

    6.Shalli i pafundëm

    Mjafton ta rrethoni dy herë rreth qafës dhe do të ndjeni sikur jeni ‘mbytur’ në një përqafim të ngrohtë gjatë gjithë ditës.

    Foto nga Google

    7.Shalli batanije

    Një shall i derdhur rreth shpatullave është gjëja më e mirë që mund të bësh në ditët e ftohta të dimrit. Siguron ngrohtësi maksimale.

    Foto nga Google