Showbiz

7 arsye të forta për të mos i bërë dietat qëllimin e jetës

7 arsye të forta për të mos i bërë dietat qëllimin

Ty që të shkoi jeta duke mbajtur dieta, hidhi një sy gjithë arsyeve që do të të bindin për të mos u fiksuar pas tyre.

Jo gjithmonë humbja e peshës është definitive

Mund të humbasësh në peshë shpejt, por jo për një kohë afatgjate. Kilogramët e humbur mund t`i marrësh sërish pas pak kohësh.

Dieta ka edhe reagime të kundërta

Nëse privohesh për shembull nga sheqeri do ndjesh mall për të. Dhe nuk do ishte çudi që menjëherë pas përfundimit të dietës t`i riktheheshe sheqerit apo të tjera ushqimeve të ndaluara me më shumë dashuri se më parë.

Një dietë mund të jetë demoralizuese

Kur dështoni në ndjekjen e një diete, mund të demoralizoheni dhe të fajësoni veten, kështu do t`ju bjerë vetëvlerësimi.

Fiksohesh pas peshësh

Në vend që të fiksohesh pas të qenit i shëndetshëm, fiksohesh pas peshësh dhe të dukurit bukur. Ndërkohë që më e rëndësishmja është të ndihesh mirë nga ana shëndetësore dhe pastaj eleganca.

Dieta mund të shkatërrojë metabolizmin

Një dietë mund të ndryshojë tërësisht jetën tuaj. Që nga daljet, lokalet që frekuentoni, takimet me miqtë dhe sigurisht metabolizmin.

Dieta rrit nivelin e stresit

Dieta mbart ankth dhe stres. Njerëzit që mbajnë dietë janë më të ndjeshëm dhe vulnerabël.

Që të bësh paqe me veten, duhet të mos mendosh më për dietën

Për të arritur lumturinë nuk mjafton një dietë e ca kile më pak. Së pari duhet të pranosh veten, ta duash dhe pastaj mund t`i bësh ca ndryshime të vogla e t`i heqësh ca kile.

*Ky post u përshtat nga vanityfair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.