Aktualitet

67% e rusëve deklarojnë se do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Rusi

67% e rusëve deklarojnë me siguri se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të 18 Marsit, sipas sondazhit të realizuar nga Qendra Kombëtare e Studimeve të Opinionit Publik (VICIOM) në periudhën 8-10 Janar.

Gjithashtu 11% e votuesve deklarojnë se edhe mund të shkojnë në zgjedhje, por nuk e kanë vendosur ende. Sipas të njëjtit sondazh 6% e rusëve nuk do të shkojnë në votime, prej të cilëve 3% deklarojnë bindjen se nuk duan të votojnë, ndërsa pjesa tjetër 3% deklaron se mund të mos shkojë në votime.

15% që i përkasin kategorisë së të pavendosurve, theksuan se do të vendosin nëse do të votojnë, pak para zgjedhjeve, ndërsa 1% e votuesve deklaruan se nuk e dinë se çfarë do të bëjnë, ose se nuk kanë dëshirë të përgjigjen. Sipas të njëjtës Qendër Kërkimore, në dhjetor 2017, për të njëjtin sondazh, 70% e votuesve kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në zgjedhje. Sipas të gjitha indikacioneve fituesi i garës do të jetë lideri partiarkal i Rusisë, Vladimir Putin që kandidon si i pavarur dhe nuk duket se ka konkurrent real në fletën e votimit. K.H/ tiranapost.al