Aktualitet

613 kg kokainë fshehur në banane/ Letërporosia shtyn gjyqin për Arber Çekaj

613 kg kokainë fshehur në banane/ Letërporosia shtyn gjyqin

Gjyqi për Arbër Çekajn, i akuzuar si i dyshuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë është shtyrë. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë letërporosia që nuk po vjen, nga Ekuardori, për marrjen në dijeni të Çekajt, për të filluar procesin në Shqipëri. Në sallë sot mungonte edhe avokati i të akuzuarit, Maks Haxhia. Seanca e radhës është njoftuar të mbahet me datë 30 shtator, në orën 10:30. Së bashku me Çekajn të pandehur janë dy vartësit e tij, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.

-Kujtojmë se Arbër Çekaj u kap në një provincë pranë Dysedorfit më 4 maj të vitit të kaluar. Kokaina ishte fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, mbushur me banane.

Gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, nisi operacioni në Portin Detar të Durrësit, në momentin  kur ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar Arbër Çekajn.

Sasia e kokainës ishte e paketuar në 528 pako, mbështjellë me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Vetë Çekaj mohon akuzat dhe thotë se nuk kishte dijeni për sasionë e kokainës. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/trafiku-613-kg-kokaine-arber-cekaj-mohon-akuzat-ne-gjermani-ja-deklarata-e-avokateve/

http://www.tiranapost.al/trafikoi-613-kg-kokaine-ne-kontenieret-me-banane-gjermania-jep-ok-per-ekstradimin-e-arber-cekaj/

http://www.tiranapost.al/mbyllen-hetimet-per-drogen-ne-kamionin-me-banane-cekaj-njihet-me-akuzen-ne-gjermani/