• Shqip
  • English
  • E martë, 20 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Biseda TIP Botë Të gjitha

    ’60 minuta me Donald Trump’. Intervista ku presidenti lëshon një bombë ndaj Vladimir Putin


    Herën e fundit që u intervistua para zgjedhjve, Trump shprehej se as nuk e mendonte se do fitonte zgjedhjet, ndërsa tani i ftuar në emisionin e famshëm amerikan ‘60 minuta’, Trump shfaqet pak më shumë mburravec, duke thënë se tashmë ishte mësuar me detyrën e presidentit dhe uronte që të fitonte sërish në zgjedhje.Në temat për të cilat bashkëbisedoi me gazetaren Lesley Stahl ishte ekonomia, Kina, Rusia, klima dhe Kina.

    Ajo që mori më shumë vëmendje sipas mediave amerikane ishte tema për Rusinë, më saktë marrëdhëniet e Putin me Trump dhe në këtë intervistë Trump ndoshta për herë të parë lëshon një bombë për Putin. Lexoni intervistën më poshtë me pyetje-përgjigje.

    Lesley Stahl: Putin…

    Presidenti Donald Trump: Po.

    Lesley Stahl: Kurrë nuk keni folur ashpër për Vladimir Putinin dhe njerëzit pyesin se nuk e kuptojnë pse ju mbani këtë qëndrim?

    Presidenti Donald Trump: Ju nuk e dini se për çfarë bisedova me Putin në takimin para konferencës për shtyp, flas për këtë të fundit.

    Lesley Stahl: Jo, dua të them në deklaratat publike që bëni. Nuk thoni ndonjë fjalë të ashpor apo të bëni ndonjë kritikë rreth tij.

    Presidenti Donald Trump: Më falni?

    Lesley Stahl: Të flisni publikisht për të…

    Presidenti Donald Trump: Nuk e kam bërë? A nuk jam unë ai që iu dha ukrainasve armë dhe tanke? Obama nuk e bëri këtë gjë. E dini çfarë ka dërguar ai në vend të kësaj? Ka dërguar jastekë dhe batanije. Obama bëri që një pjesë e Ukrainës të jetë në duart e Rusisë.

    Lesley Stahl: Ok, por unë po them për Vladimir Putin personalisht.

    Presidenti Donald Trump: Unë mendoj se jam i ashpër me të personalisht. Kam pasur një takim me të. Të dy ne vetëm. Ishte një takim shumë i vështirë por nga ana tjetër shumë i mirë.

    Lesley Stahl: A jeni dakord me idenë se Vladimir Putin është i përfshirë në vrasje? Në helmime?

    Presidenti Donald Trump: Ndoshta është, po…Ndoshta. Dua të them unë nuk…

    Lesley Stahl: Ndoshta?

    Donald Trump: Ndoshta e besoj, por këto ngjarje nuk kanë ndodhur në vendin tonë.

    Lesley Stahl: Ata nuk duhet të bëjnë këto gjëra. Janë të tmerrshme.

    Donald Trump: Sigurisht që nuk duhet të bëjnë….

    Lesley Stahl: A besoni se rusët ndërhynë në zgjedhjet e 2016? Këtu tek ne…

    Presidenti Donald Trump: Ata ndërhynë disi. Por mendoj se edhe Kina ka ndërhyrë, madje më shumë. Mendoj sinqerisht se Kina ka ndërhyrë.

    Lesley Stahl: Kjo është e llahtarshme

    Presidenti Donald Trump: Është një problem më i madh.

    Lesley Stahl: Ju po e devijoni të gjithë gjënë e Rusisë.

    Presidenti Donald Trump: Nuk po bëj asgjë.

    Lesley Stahl: Po, po e bëni…

    Presidenti Donald Trump: Po them për Rusinë, por po ashtu po them edhe për Kinën. / CBS News/ Emisioni 60 minuta. / Përkthyer dhe përshtatur për tu publikuar në Tiranapost.al. 

    trumpmain.jpg