• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    6 vendet më të mira për të udhëtuar në shtator 2019: Greqia full Spanja dihet, por pse jo në Shqipërinë me plazhet mahnitëse


    Sezoni turistik vijon me temperaturat të favorshme për të vizutuar vendet bregdetare më të lakmuara. Por çfarë ofron shtatori? Cilat janë vendet interesante që mund të vizitohen? Me uljen e çmimeve, shtatori është një periudhë e mirë për të udhëtuar e për të pushuar. Kiwi.co, një portal dedikuar udhëtimeve ofron gjashtë vende që ia vlen për tu vizituar dhe mes tyre gjendet Shqipëria, ku përshkruhet klima, peizazhet dhe plazhet mahnitëse, Riviera, plazhet e Jalës dhe Gjipesë dhe vende të tjera që ia vlen të vizitohen.

    Albania has all the hallmarks of a classic Mediterranean destination — Multipedia / Shutterstock 6 best places to travel in September 2019

    Moti është i favorshëm për udhëtime në shtator. Po ku të shkosh? Në Greqi? Është full me turistë? Në Kroaci? Është bukur, por edhe aty do jetë i mbushur me njerëz. Në Spanjë? Nuk ka mistere për të zbuluar. Po në Shqipëri? Pse Jo?

    Për disa mund të duket larg, por i përmbush të gjitha pikat e një destinacioni klasik mesdhetar. Jugu me plazhe  mahnitëse përshkon një vijë të gjatë bregdetare. Më të njohura në Rivierën Shqiptare janë plazhet e Jalës dhe Gjipesë, të vendosura 13 kilometër larg njëra tjetrës dhe të dyja të ‘fshehura’ mes pjesëve shkëmbore.

    Por ke plot mundësi të tjera, është plazhi i Dhërmiut që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, është plazhi me guraleca dhe me ujin e kristaltë.

    Kepi i Rodonit është gjithashtu një destinacion për tu admiruar, mund të nisesh nga kryeqyteti i Tiranës, e ndërkohë që shijon edhe peizazhin. Nëse kërkon më shumë dhe diçka të veçantë, shko në Parkun Kombëtar të Butrintit ku gjenden pjesë të historisë romake. Pra pse jo në Shqipëri? /  Artikulli nga Linku origjinal këtu/ Përkthyer për Tiranapost.al. E.B

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690