Showbiz

6 superushqimet e 2017-ës

6 superushqimet e 2017-ës

Nga uji i fikut të Indisë tek farat e shalqinit. Superushqimet që do të kryesojnë vitin që vjen janë të çuditshme, por shuuumë të shëndetshme. Mbani shënim

  1. Vaj avokadoje.Pas vajit të ullirit, klasifikimin e pason ai i kokosit. Por në vitin e ri vjen një vaj i ri për sallatat e salcat. I pasur me substanca ushqyese për lëkurën, si karotenoidet, luteina, vitamina E dhe acidet yndyrore të monosaturuara, vaji i avokados redukton infeksionet dhe ka një veprim frenues kundër sëmundjeve kardiake, demencës dhe iktusit.

avokado

  1. Uji i fikut të Indisë. I pasur me antioksidues, vitamina dhe minerale, ka një shije të ëmbël, të pastron dhe të ul fryrjet. Uji i fikut të Indisë (caliwater)është një zgjidhje e shkëlqyer për shkrirjen e dhjamit në zonën e barkut.

saloe-vera

  1. Probiotikët. Këto mikroorganizma të gjallë kontribuojnë për të përmirësuar tretjen, në shëndetin e përgjithshëm dhe në gjallërinë e trupit. Janë të pranishëm veçanërisht tek kosi, qumështi i fermentuar, majaja e birrës dhe lakra.

4

  1. Farat e shalqinit.Përveç lëngut, edhe farat e shalqinit janë një superushqim. Si t’i konsumosh? Që të bëhen më të ngrënshme, duhet t’i lini që të mbijnë. Kështu mund të merren prej tyre gjithë proteinat vegjetalë dhe antioksiduesit.

5

  1. Gjethet e moringës. Kanë një shije të ngjashme me atë të shpargujve dhe janë një burim i shkëlqyer i kripërave minerale, proteinave dhe vitaminave (përmbajnë trefish më shumë potas se bananet dhe tetë herë më shumë vitaninë C se portokalli). Si t’i konsumosh? Të freskëta, të gatuara ose të thara.

6

 

 

  1. Mish “i qëndrueshëm. Nga kullotat, tek bujqësia rigjeneruese dhe praktika që mundësojnë prodhimin e produkteve të shëndetshme. Kështu gjithmonë e më shumë do të përhapet mishi i prodhuar nga një proces që nuk e dëmton ambientin.

7